Monday, October 22, 2012

Arrestohet Albin Kurti, Liburn Aliu e Xhelal Sveçla

Plotësim: Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
++++++++++++++

Në këtë protestë janë arrestuar dhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu.

Aktivisti i VV-së Zgjim Hyseni ka thënë për Klan Kosova aksioni ka filluar prej orës tetë.

“Sot kur është dita e parë e punës së kryeministri Thaçi, pas takimit me Ivica Dacic dhe kjo nuk mund të shkoj sikur më herët. Dhjet aktivist janë arrestuar në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij Policia ka përdorur shufra gome dhe gazë lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë.

Ai tha se do ta vazhdojnë protestën e tyre para qeverisë derisa kjo është e mundshme.

Sunday, October 21, 2012

Qeni qe ka te lehuren me te cuditshme (Video)

Ky qene vertet ka nje te lehur te cuditshme, pse ndodhe kjo askush nuk e di. per te pare dhe degjuar kete qene, shikoni videon.

Nje reklame e ndertuar ne menyre spektakolare (Video)

Kemi pare shume reklama te ndryshe, shume prej tyre din te jene te merzitshme, por nje reklama si kjo rall keni pare, performaca e kesaj reklame padyshim ka arrit qellimi e te berit reklame. cfare performace eshte kjo, shiko videon:

Gjaku i rrjedhte, Ronaldo luante

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë përkushtimin për skuadrën e tij. Ronaldo kishte pësuar një lëndim në ndeshjen me Celta Vigon, që për pasoi në këmbën e tij rrjedhte gjak dhe kishte dhimbje, por që ai vazhdoi të luaj tërë ndeshjen. Lëndimi i Ronaldos ishte shqetësuar për Mourinhon dhe tifozët që shikonin këmbën e tij, por se sipas stafit mjekësor CR7 është i gatshëm për ndeshjen e radhës me Dortmund./indeksonline/

Kryeministri Thaçi mbetet pa para


I shpenzuan deri në centin e fundit. E tash gati tre muaj pa përfunduar viti kabineti i Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, Hashim Thaçi, ka mbetur pa para të dedikuara për mallra dhe shërbime.
Për t’i mbuluar shpenzimet për dreka, darka e udhëtime zyrtare në fillim të tetorit është dashur të marrin para shtesë nga rezervat buxhetore.
E atë jo më pak se 300 mijë euro. Prej tyre, 200 mijë për kabinet e 100 mijë tjera për zyrën e shefit të ekzekutivit.
Krejt kjo sherri i shpenzimeve të paparashikuara që i kanë bërë zyrtarët e lartë të institucioneve kohëve të fundit.
Se i kanë shpenzuar të gjithë 2.7 milionë eurot e parapara qysh në fillim të vitit fiskal për këtë kategori e pranojnë edhe në Kryeministri.

Saturday, October 20, 2012

Spektakël me nëntë gola, Messi hettrik !

Skuadra e Barcelones ka fituar me mjaft mundim ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna me rezultat 4 me 5. Një super fillim për katalunasit të cilët realizuan 3 herë vetëm brenda 18 minutave përmes Albas, Tellos dhe Messit. Epërsia u ngushtua nga Pizzi dhe Bregantinos në minute e 26 respektivisht të 37, por Messi 6 minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçen. La Coruna e filloi për mrekulli pjesen e dytë duke ardhur te goli përmes Pizzit në minuten e 47, por këtu drama nuk mbaroi, sepse Messi shënoi hat-trick për të 5 me 3, por Alba me autogol prap ngushtoi epërsin dhe i dha shpresë vendasve, por që më gola nuk pati.

Talent i linduar, nuk ka shpjegim tjeter per kete djalosh (VIDEO)

Levizjet qe i bene ky djalosh vertet jane impresionuese, ai ka nje talent te vecant me levizjet e tij, videon qe kemi me poshte mund te shikoni se si shfaq talentin e tij

Prishtina elimon greket ne nje lojë dramatike (VIDEO)

Dramë e vërete ne Prishtinë:Prishtina eliminon greket pas nje loje shumë interesante deri ne secondin e fundit
Gilvanidis nga Greqia ishte favorite poer Prishtna arriti ta elimnonne garen e kupës së Evropës së EHF-it

Sporti me i vecant ne bote, por edhe i rrezikshem (Video)

Kemi pare shume sporte te ndryshme, shume prej tyre jane te popullarizuara dhe shume te tjera ekstreme, por nje sport te ketij lloji rrall keni pa.

Per cfare sporti behet fjale, shiko videon:

Friday, October 19, 2012

Ja perse eshte mire te kesh kameren ne makine (Video)

Kjo video ka vertetuar pse eshte mire te vendoset kamera ne makine.

Nje cift per aryet e veta deshen te shtypin makinen e tyre dhe ata per te bere kete ne radhet e makinave levizen nga mbrapa per tu shtypuar nga makina e pasme, por shoferi qe ndodhej ne makinen prapa kishe vendose kamere dhe per fat i shpetoi nga ndonje sanksion eventual qe i montohej nga ky cift.

Ju prezentojm disa nga kosovaret me te cuditshem!(video)

Video te plasuera per here te parë ne internet.Ju prezentojmë disa nga njerzit me te cuditshem kosovar.Keto prezentime behen duke i falenderuar gazetarit te mirnjohur Milot Hasimja nga Klan Kosova.Miloti ka arritur qe me emisionet e ti shumë interesante te perfiton shumë shikues te cilet me padurim presin programet e ti.


Makinat e reja të 2013(Foto)


klasifikim të automjeteve të reja për vitin e ardhshëm. Makinat po bëhen më efiçentë dhe më të shpejta. Modele të ndryshme tani mund të lexojnë e-maile, të gjejnë adresa, të parkohen vetë, madje dhe të shmangin vetë aksidentet.









Maturantët kosovarë bëhen për spital, në Shqipëri


Shkollat e mesme të larta në Kosovë tashmë disa vjet e kanë bërë traditë vizitën një javëshe në Shqipëri.
Nxënësit pothuajse të të gjitha shkollave në vitin e fundit të studimit, përkatësisht maturantët në fillim apo në fund të vitit shkollorë mund ta shohin Shqipërinë edhe pse duhet të paguajnë shuma të konsiderueshme parash, dhe kjo ka bërë që jo të gjithë maturantët ta kenë këtë mundësi udhëtimi.
Por së bashku me tërë këtë kënaqësi jo rrallë kanë ndodhur edhe probleme të shumta.
Ditë më parë gjatë vizitës në Shqipëri të nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” të Drenasit ka ndodhur një aksident ku të lënduar kanë mbetur disa maturantë.
Nxënës të këtij gjimnazi kanë treguar për Indeksonline se “për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit dhe cigareve” një grup nxënësish janë rrahur . Në gjithë këtë më së shumti i ka pësuar njëri prej nxënësve i cili ka përfunduar në spital në Shqipëri.
Por gjithnjë sipas tregimit të nxënësve, të cilët deshën të mbesin anonim, kur është informuar për këtë rast Policia e Shqipërisë, ka ushtruar dhunë brutale mbi maturantët kosovarë të cilët për shkak të alkoolit kishin rrahur shokun e tyre.
Drejtori i Gjimnazit Valdet Istogu, për Indeksonline ka thënë se kjo ka qenë “vetëm rrahje në mes adoleshentësh” por ai nuk e ka mohuar faktin që një nxënës ka përfunduar në spital.
E në Ministrinë e Arsimit nuk janë të informuar për këtë rast. Arbër Morina Këshilltar i Ministrit Ramë Buja i ka thënë Indeksonline se “Ministra nuk e ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë” lidhur me këtë ngjarje.
Por pse nuk e ka Ministria e Arsimit një informacion të tillë kur është ajo që ka lejuar ekskursionet.
Morina arsyetohet me atë se “nëse këtë problem nuk mund ta menaxhojë së pari Drejtori i shkollës dhe pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit atëherë intervenojmë ne”. Por Morina ka thënë se inspektorët e kësaj ministrie do të interesohen për rastin.
Ndërkohë në këtë shkollë thonë se njëri nga nxënësit i cili ka qenë edhe shkaktari kryesor i përleshjes është i njohur për probleme të tilla por se asnjëherë nuk është dënuar.
E me probleme të tilla përballen çdo ditë shkollat në vendin tonë ndërkohë dënimet për nxënësit “problematik” shpesh po harrohen dhe kjo shpesh sipas nxënësve ndodhë për shkak se këta nxënës njohin njerëz të fuqishëm./DardanHoti/Indeksonline/ 

Tuesday, October 16, 2012

Një Kamerë e Fshehur si Kjo nuk i bëhet Cdo kujt (Video)

Vërtet kesaj i thuhet kamere e fshehur, por eshte pak edhe per tu frikesuar,sepse cdokush nuk mundet ti perballoj edhe kety rasti…na ndiqni ne videon…/ZeriSot.com

Mourinho: Një madrilen duhet të vdesë në fushë!

Jose Mourinho ka deklaruar se të qënit trajner i Real Madridit është një ndjenjë e veqantë dhe ndryshe nga ato tjerat që i ka përjetuar. ”Çdo punë i ka edhe vështirësitë e saj. Në fillim kemi vuajtur shumë, jemi kritikuar, tifozët janë ankuar për lojëra jo të mira. Kaloi një kohë kur të gjithë i bindëm me aftësitë tona. Tani në rrugë ne na përshëndesin, jemi të çmuar dhe të vlerësuar. Është ndjenjë ndryshe për të qenë në krye të Real Madridit. Duhet shikuar historinë dhe trofenjtë e skuadrës për të vlerësuar atë që kemi. Një madrilen duhet të vdesë në fushë, këtë po e them në thonjëza por ka diçka kuptim nga kjo që dua të them” deklaroi Mourinho./indeksonline/

Thursday, October 11, 2012

Ja Një Program Për IPhone Që Çmend Njerëzit

Kompania amerikane digitaldudz.com së fundmi ka lansuar një aplikacion të çuditshëm për përdoruesit e telefonave iPhone. Ajo u mundëson konsumatorëve të tij që përmes këtij aplikacioni të krijoni mbi 20 pamje të frikshme në kostumet tuaja.


1000 HERE TA SHIKOSH KETE SHAKA, PRAPE DO SHKRIHESH SE QESHURI (VIDEO)

Wednesday, October 10, 2012

Shënon, por i’a sheh sherrin “pistoletës” (Video)


Një rast interesant në futboll u pa në superderbin meksikan mes dy skuadrave të para në tabelë, Club Tijuana me Tolucan. Skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e sulmuesit fantastik Duliver Raiskosa.
Por pas këtij goli ai me bashkëlojtarin e tij Fidel Martinez kishin përgatitur një festim të çuditshëm.
Martinez u bë kinse po e qëllon me pistoletë bashkëlojtarin, i cili i pa sherr “goditjes” së tij pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes e përjashtoi me karton të kuq.

Beckham, momente të “nxehta” me një tifoze


E pranishme në një ndeshje të futbollit në kampionatin amerikan, një tifoze pati luksin të merrte si dhuratë një fanellë nga David Beckham, por edhe një përqafim të ngrohtë në të njëjtën kohë të yllit të LA Galaxy.
Ajo çka ra në sy më tepër në foton e ditës në stadiumin e Kalifornisë ishte edhe buzëqeshja që anglezi i fali tifozes së rastësishme, por edhe afrimi te gjoksi i saj. Por, në fakt, ajo nuk ishte e vetmja që bëri për vete shumë tifozë të grupmoshave të ndryshme pas ndeshjes së Galaxy me Real Salt Lake.
37-vjeçari u ndal për të folur edhe me të tjerë, duke i përshëndetur apo edhe u dhënë mjaft autografe

NJOFTOHUNI ME SHQIPTARIN ME TE FORTE NE BOTE (VIDEO)

Talenti që po ‘çmend’ Realin shënon me asisitim të Beqirajt (video)


Talenti i Dinamo Zagreb, Alen Haliloviç ka hyrë në historinë e futbollit kroat si futbollisti më i ri që ka arritur të shënojë gol ligën e parë të futbollit. 16-vjeçari ishte një prej golashënuesve në fitoren e Dinamo në përballjen me Slaven Belupos, e fituar 4-1 nga kampionët e Kroacisë.
Haliloviç shënoi në minutën e 94-t, pas një super asisti nga kosovari Fatos Beqiraj. “Faleminderit të gjithëve për urimet, jam shumë i gëzuar. Më së tepërmi faleminderit trajnerit Çaçic, i cili më ka dhënë rastin të luaj për Dinamon si dhe Beqirajt, i cili më bëri një asistim fantastik”, u shpreh Haliloviç, raporton INA.
Talenti 16-vjeçar është nën monitorimin e klubeve me emër në Europë si: Manchester United dhe Real Madrid. Me karakteristikat e tij, Haliloviç krahasohet me ish-yllin e Dinamo Zagreb, Luka Modriç.

Tuesday, October 9, 2012

Vilanova: E mësova unë Messin, jo Guardiola!


Tito Vilanova ka dhënë një deklaratë interesante ku thotë se ai është më meritori që Lionel Messi tanimë është lojtar totalisht i kompletuar. Vilanova ka thënë se Guardiola e ka bërë lojtar të madh Messin por se jo të kompletuar.
Vilanova ka thënë se ka punuar shumë në një veti të Messit, duke theksuar se që kur është ai trajner e ka bërë Messin të jashtëzakonshëm në goditjet e tij jashtë distancës, të cilën veti nuk e kishte në kohën e Guardiolës.
Vilanova ka thënë se për këtë është frymëzuar nga lojtarët e mëdhenjë që ka patur Barcelona si Ronaldinho e Deco të cilët e kishin të specializuar këtë aftësi. Messi ka realizuar dy supergola në El Clasico, që për Vilanovën janë frytë i punës së tij që ka bërë dhe që vazhdoi të bëjë.
“Messi quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave, nga shumë ekspertë. Mendoi që tani ai është edhe më i kompletuari” deklaroi Vilanova./indeksonline/

Anulohet hedhja nga 36 mijë metra - Stratosfera (video)


(I Freskuar) Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, hedhja nga stratosfera e Felix Baumgarnerit është anuluar.
Baumgartner është larguar nga kapsula.
Ishte planifikuar që pas disa shtyrjeve, përfundimisht në ora 19:30 sipas kohës sonë, Baumgartner të filloj ngjitjen në stratosferë.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur mund të rifilloj misioni.
……………………………………………………………………………………………..
Aventuristi austriak, Felix Baumgartner, i njohur si “Felixi i pandalshëm”, do të ekzekutoj sot hedhjen nga lartësia 36 mijë e 576 metra, ndërsa tërë këtë ngjarje mund ta ndiqni drejtpërdrejt.
Me këtë hedhje ai do të tentoj të vendos rekord botëror në kërcimet ekstreme me parashutë. Ai do të hidhet nga stratosfera.
Nëse lejojnë kushtet atmosferike, Felix do të hidhet nga stratosfera rreth orës 15:30 me ndihmën e një baloni të mbushur me helium.
Portali ORAinfo.com është pjesë e mbulimit medial të kësaj ngjarje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 100 shtete të botës. (ORAinfo)

Monday, October 8, 2012

Pritet dënimi për gjestin e ligë të Van Persie

Robin Van Persie pritet të dënohet me disa ndeshje moslojë pas një gjesti të ligë që e bëri në ndeshjen ndaj Newcastle United.

Sulmuesi i Manchester United e ka goditur me bërryl mesfushorin e Newcastle, Yohan Cabaye.

Rasti është duke u hetuar nga komisioni disiplinor, ndërsa edhe trajneri i Newcastle, Alen Pardew ka bërë thirrje që të shikohet më vëmendje ky rast të cilën e quajti si të mjerë.

Van Persie e goditi Cabayen me bërryl edhe pse nuk ishin në kontakt për top.

Rivaliteti mes tyre është që nga koha kur Van Persie ishte te Arsenali, ndërsa kishin një konflikt në edicionin e kaluar.

Nuri Seferi nokauton serbin për 15 sekonda (VIDEO)


Boksieri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, Nuri Seferi, sonte në Shkup u  ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin serb, Nenad Stankoviç, për titullin e kampionit të Europës në versionin WBO. Me cka me te paren rund, per disa Sekonda arriti ta nokauton Serbin Nenad Stankovic.

:

Tuesday, October 2, 2012

Fluturakja e parë ne Kosovë (Video)

Djaloshi nga Akrashtica e Vusjtrrisë është kosovari i parë qe posedon helikopter. Punën e ti e filloi pas 10 vitesh studimi,por punene e ka filluar para nje viti dhe eshte ne perfundim. Per me shumë shikoni videon e pregaditur nga Milot Hasimja(i cili eshte i njohur per pregaditje te programev shumë intesante)e transmetuar ne Klan Kosova

Ja vlene te shikoni nje video si kjo...

Nje nder videot me te shikuara ne YouTube kohet e fundit,

Puntoret e nje kompani keshtu e kalojne kohen e lire, ndiqeni videon me poshte:

Monday, October 1, 2012

Ja çfarë i bënë rrufeja një makinë në lëvizje (video)


Duket si një ditë e zakonshme me shi në Rusi. Por papritur një rrufe godet një veturë në lëvizje, duke e lënë shoferin e saj të shokuar.
Për fat të shoferit, ai nuk ka pësuar asgjë nga goditja prej mijëra volt.
Ndërsa ka disa njerëz që mendojnë se janë gomat që shpëtojnë shoferët nga goditja e rrufesë, në fakt është struktura metalike e makinës që na mbron. Ajo vepron sipas principit të kafazit të Faradejit, duke e përhapur energjinë në të gjithë sipërfaqen dhe duke i lënë të paprekur personat brenda.
Natyrisht nëse makina është kabrio, është tjetër histori.

Selena Gomez tmerrohet në emision live (Video)

E dashura e këngëtarit Justin Bieber është trembur për vdekje gjatë një interviste në Ellen DeGeneres show. Selena Gomez ka uluritur sa fuqi kishte kur një burrë i maskuar tentoi ta sulmojë atë me sharrë. Në kët intervistë ajo shpjegoi edhe romancën e saj me Justin Bieber

Reklama më e nxehtë e autobusave që e keni parë ndonjëherë (VIDEO)


Shumica e nënvlerësojnë udhëtimin me autobus. Mirëpo, kur ta shikoni këtë video ka për të ju kap malli për të udhëtuar autobusin. Gjithmonë reklama e bën të veten.
Kjo reklamë mund të llogaritet si reklama më se k si që ndonjëherë e keni parë.
Kompania daneze Midtraffik ka incizuar këtë reklamë e cila është shumë tërheqëse për edhe dramatike, kështu që do të dëshironim secili të voziteshim me ndonjërin nga autobusat e tyre./albtime

Kliko për ta parë VIDEON: