Monday, October 22, 2012

Arrestohet Albin Kurti, Liburn Aliu e Xhelal Sveçla

Plotësim: Lirohet Albin Kurti, i cili menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të protestuar kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
++++++++++++++

Në këtë protestë janë arrestuar dhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu.

Aktivisti i VV-së Zgjim Hyseni ka thënë për Klan Kosova aksioni ka filluar prej orës tetë.

“Sot kur është dita e parë e punës së kryeministri Thaçi, pas takimit me Ivica Dacic dhe kjo nuk mund të shkoj sikur më herët. Dhjet aktivist janë arrestuar në mesin e tyre edhe deputeti Liburn Aliu”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij Policia ka përdorur shufra gome dhe gazë lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit e mbledhur para ndërtesës së qeverisë.

Ai tha se do ta vazhdojnë protestën e tyre para qeverisë derisa kjo është e mundshme.