Tuesday, October 9, 2012

Vilanova: E mësova unë Messin, jo Guardiola!


Tito Vilanova ka dhënë një deklaratë interesante ku thotë se ai është më meritori që Lionel Messi tanimë është lojtar totalisht i kompletuar. Vilanova ka thënë se Guardiola e ka bërë lojtar të madh Messin por se jo të kompletuar.
Vilanova ka thënë se ka punuar shumë në një veti të Messit, duke theksuar se që kur është ai trajner e ka bërë Messin të jashtëzakonshëm në goditjet e tij jashtë distancës, të cilën veti nuk e kishte në kohën e Guardiolës.
Vilanova ka thënë se për këtë është frymëzuar nga lojtarët e mëdhenjë që ka patur Barcelona si Ronaldinho e Deco të cilët e kishin të specializuar këtë aftësi. Messi ka realizuar dy supergola në El Clasico, që për Vilanovën janë frytë i punës së tij që ka bërë dhe që vazhdoi të bëjë.
“Messi quhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave, nga shumë ekspertë. Mendoi që tani ai është edhe më i kompletuari” deklaroi Vilanova./indeksonline/