Friday, November 30, 2012

Ramushi ngritet Carla del Ponte rrezohet (Video)

Vedati i stupcave fejohet për pavarësi

Vedat Bajrami, i ka dhënë fund beqarisë më 28 Nëntor, në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Pasi së bashku me të dashurën e tij, Allmira Mullabazi kanë shkuar në Vlorë për të festuar pavarësinë e shtetit shqiptar, aktori kosovar ia ka dhuruar asaj unazën e fejesës. Lajmin e ka konfirmuar kolegu i Vedatit, aktori Agron Sokoli, i cili ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, në të cilën shihet unaza e fejesës të cilën Vedati ia ka blerë bashkëshortes së tij të ardhshme.

Berisha: Isha i gatshëm të vallëzoja me Ritën

Një ditë pas shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar festën për 100 vjetorin si më të madhen e ekzistencës së shqiptarëve. Në një konferencë për media, ai vlerësoi këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora, ndërsa tha se do kishte kërcyer në shesh nën ritmet e muzikës së saj, po të mos kishte rënë shi. “Falenderim të veçantë superstarit të Britanisë së Madhe dhe SHBA, Rita Orës, të them është si Madona është pak, ajo është diçka midis Beyonce dhe Rihannës, është e mrekullueshme. Përveç zërit të saj, Rita është një atdhetare e flaktë, e edukuar nga një familje e shkëlqyer. Ajo pranon që është shqiptare dhe kosovare", transmeton BW të ketë thënë Berisha, duke shtuar: "Ishte padyshim mbyllja më e shkëlqyer e festës. E gjithë lodhja ime e akumuluar në një muaj dhe më gjatë u shkri, ishte shiu po unë isha i gatshëm të vallëzoja bashkë me të rinjtë në shesh nën ritmet e saj”. /Indeksonline/

Thursday, November 29, 2012

Flori Mumajesi xhelozon Rita Oren

Këngëtari Flori Mumajesi nëpërmjet disa mesazheve në FB, shpreh xhelozin e tij për ardhjen e Rita Ores në Tirane, Flori në një mesazh shkruan se uronte qe Rita te këndonte në gjuhen shqipe. Ndërsa në mesazhin tjetër duke share organizatoret e koncertit për ndërprerjen e këngës se Argjentina Ramosaj në momentin kur erdhi Rita.

Ngushtohet rrethi per Topin e Arte, keta jane finalistet..

FIFA sot ka ngushtuar në tre listën e kandidatëve që do të garojnë për Topin e Artë. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Andres Iniesta do të jenë prapë përball njëri tjetrin në garën për më të mirin e botës. Ndarja e çmimit do të dihet me 7 janar në ceremoninë që do të mbahet në Zurich të Zvicrës. Favorit për të fituar këtë çmim përsëri, është Lionel Messi./Indeksonline/

Ndoshta goli më i bukur në Spanjë (Video)

Mbrojtësi i Valencias, Adil Rami ka shënuar ndoshta golin më të bukur në këtë edicion në futbollin spanjoll. Rami shënoi nga një largësi e madhe në ndeshjen e kupës ndaj skuadrës Llogostera. Mbrojtësi francez e befasoi portierin kundërshtar duke e paraboluar atë nga më shumë se gjysma e fushës.


Fotografi shkelet nga kali (Video)

Fotografi nga Haga ku shqiptarët pritën vendimin për Haradinajn(Foto)

Portali ORAinfo sjellë fotografi ekskluzive të dhjetëra shqiptarëve që kanë pritur para Tribunalit të Hagës vendimin për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.


Të mbeshtjellë me flamuj të Kosovës dhe ata shqiptar, si dhe fotografi të Haradinajt, ata janë shprehur të entuziazmuar pas vendimit të Gjykatës. Fotografitë janë realizuar nga fotoreporteri i njohur kosovar, Blerim Uka, ekskluzivisht për ORAinfo.com.

Wednesday, November 28, 2012

E tmerrshme! Nuk e imagjinoni dot se ku e goditi rrufeja!

Duket si ndonjë shaka pa kripë, por në fakt është një e vërtetë e hidhur, që i ndodhi një burri të pafat në Madrid. 53-vjeçari në fjalë ishte duke ecur një ditë me shi në një rrugë qendrore të një lagjeje të kryeqytetit spanjoll, kur e goditi rrufeja. Burrit fatkeq i ra të fikët dhe kur erdhi në vete, telefonoi të birin dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët panë se rrufeja e kishte goditur në organet e tij seksuale, ku dukeshin edhe shenja djegieje. Madje ata i thanë 53-vjeçarit se ishte vërtet me fat në fatkeqësinë e tij, pasi mund të kishte humbur edhe jetën!

Shikojeni skandalin: Shqiptarët si afrikanët, s’kanë parë kurrë tortë! (Video)

Në sheshin “Skënderbej” është krijuar kaos nga qytetarët, të cilët shtyhen që të marrin një copë nga torta e Pavarësisë. Dëshira për të shijuar tortën po shoqërohet me tension, pasi qindra persona, sidomos të rinj, po shtyjnë njëri-tjetrin. Mësohet se një gruaje rreth të 40-ve i ka rënë të fikët nga dyndjet që ndodhin. Qytetarët janë turrur mbi tortë, duke treguar një babëzi të mjaft njerëzve, ca nga kurioziteti e ca me sa duket të paushqyer mirë për Ditën e Pavarësisë, pasi njerëz me qese e me tasa turren të marrin sa më shumë. Forcat policore u detyruan të ndërhyjnë, për të parandaluar adoleshentët dhe djemtë e rinj, të cilët u sulën mbi tortë si të babëzitur dhe po hanin me dorë, sa arritën deri atje, duke hipur dhe me këmbë mbi ëmbëlsirën. Ata që u dyndën mbi tortë ishin më të shumtët djem të rinj dhe ndoca gra me tepsi, të cilat merrnin tortën me vete. Të rinjtë nisin të gjuajnë me tortë. Disa të rinj kanë hipur mbi tortë dhe po godasin si me topa bore. (ORAinfo)

Indiani që ka mbajtur dorën ngritur 38 vjet pa e ulur kurrë (Video)

Mahant Amar Bharti Ji e ngriti që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s\'e ka ulur poshtëMahant Amar Bharti Ji, një klerik nga New Delhi ka ngritur krahun e tij të djathtë mbi kokë që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s'e ka ulur poshtë atë. Pavarësisht vuajtjeve dhe deformimit të krahut, ai e ka arritur ta mbajë krahun e tij të ngritur për plot 38 vjet, edhe duke numëruar.

“Termet” në Madrid, largohen Mourinho e Ronaldo

Situate aspak e këndshme në gjigantin spanjoll, Real Madrid. Mediat spanjolle të martën i kanë kushtuar një vend të veçantë “divorcit” të mundshëm në mes dyshes portugeze, Jose Mourinhos dhe Cristinao Ronaldos me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle largimi i teknikut dhe sulmuesit portugez është shumë i mundshëm. Deklarata e fundit Jose Mourinhos, ku ai ishte shprehur se klubi madrilen nuk është i kënaqur me të, ka zbehur në masë të madh raportet në mes ish-trajnerit të Portos, Chelsea e Interit me klubin “mbretëror”. Raportohet se tashmë trajneri portugez ka urdhëruar agjentë e tij të nisin negociatat me klubin francez, PSG. Francezët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos një ofertë të majme që kap shifrën 20 milionë euro. Mësohet se PSG dëshiron që përveç Mourinhos të blejë edhe yllin e “Los Blancos” Cristiano Ronaldon. Pasanikët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit hiq me pak se 125 milionë euro, e që do të ishte transferimi me i shtrenjtë në historinë e futbollit. /Kosovapress/

Edhe “Google” bëhet kuqezi!

Edhe “Google” uron Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë. Sapo akrepat e orës kaluan mesnatën e së martës, faqja më e vizituar në internet u shfaq me simbolin tonë kombëtar: sfond të kuq e shqiponjën e zezë në mes, si dhe numrin 100.

Tuesday, November 27, 2012

Shqiptari në Turqi, këtë gol për mrekulli (Video)

Servet Cetin ka realizuar një gol fantastik në kampionatin turk. Në ndeshjen mes Trabzonspor dhe Eskesehirspor, Cetin realizoi një gol për mrekulli në një solo aksion. Reprezentusi turk arriti të shmangë disa lojtarë në vrapin e tij për të konketizuar me një goditje të saktë.

Tërmet në Vlorë

Në Fier e në Vlorë, ku aktualisht janë me qindra mijëra njerëz, janë ndjerë lëkundje tërmeti në orët e mbrëmjes. Burime të sizmologjisë thonë se tërmeti e ka pasur epiqendrën në Strum të Fierit. Nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale, shkruan tema. Ndërkohë parashikimet e motit flasin në përgjithësi për reshje në të gjithë Shqipërinë. Duket se njësoj si atëherë, edhe tani do kemi reshje. Edhe pse ka njëfarë shprese se parashikimet e motit nuk janë përgjithësisht të sakta!/Indeksonline/

Aksident që të lë pa frymë! Shikoni se ç’i ndodh kësaj makine! (video)

Ndërsa çdo gjë duket normale dhe në qetësi të plotë, vetëm për disa sekonda çdo gjë ndryshon dhe kurrsesi nuk mund të imagjinohej ajo që do të ndodh. Ngjarja ndodhi kur makina tentoi të parakalonte një taksi! Çdo gjë ndodhi brenda 5 sekondave… Shikoni videon vërtet nuk keni për ta besuar:

Milani kërkon leje për 15 vjeçarin që të luaj në Serie A (Video)

Gjiganti i futbollit italian, Milani, është i gatshëm që të bëjë një kërkesë të veçantë bordit të Serie A që të lejoj 15 vjeçarin, Hachim Mastourin të luaj. Sipas rregullave aktuale, futbollistët më të ri se 16 vjeç nuk kanë të drejt të luajnë në rangun më të lartë të futbollit italian, por ‘rossonerët’ janë të vendosur që t’i japin rastin tinejxherit të tyre të talentuar. Italiani me prejardhje marokene ka impresionuar trajnerin Massimilano Allegrin me lojërat e tij në skuadrën e juniorëve të cilën e udhëheqë Filippo Inzaghi. (ORAinfo)

Wednesday, November 21, 2012

Shikoni se si duket qarja e gomës në kamionin që lëviz shumë shpejtë (Video)

Gomat e vjetruara dhe pneumatik të shpenzuar mund të jenë fatal. Kjo mund të shihet edhe nga kjo video, ku një kampion ka pësuar qarje të gomës derisa qarkullonte në një autostradë në Tajvan.

Qazim Osmani në lidhje me Cecën?!

Disa media serbe kanë publikuar dje lajmin që sipas disa burimeve të afërta me folk-yllin serb, Svetlana Ceca Razhnatoviq dhe biznesmenit të njohur shqiptar, Qazim Osmanit tashmë ekziston një lidhje dashurie. Mirëpo, edhe Qazimi edhe Ceca i kanë hedhur poshtë këto pohime. “Disa media i kanë plasuar këto budallallëqe. Është evidente se dikush qëllimisht po tenton t’i sjellë probleme Cecës. Nëse unë me miqtë e mi isha në koncertin e saj në Vjenë dhe që kemi bërë fotografi grupore kjo nuk mund të quhet lidhje, apo unë vërtetë nuk e di domethënien e lidhjes! Ne nuk jemi në lidhje! Isha me miq gjatë koncertit të saj, kaluam mirë, ajo këndon bukur dhe po ashtu bukur duket, por unë nuk kam kurrfarë lidhje me të”, ka thënë ‘Qaza’ për “Kurir”. Pas publikimit të këtij lajmi, Ceca ka paralajmëruar padi kundër autorit të tekstit dhe gazetës që e ka publikuar. “S’ka asgjë këtu, lajm sensacional, por i pavërtetë. A duhet që të jem në lidhje me cilindo person që fotografohem? Kështu që shihemi në gjykatë”, ka thënë Ceca, e cila ka qenë e martuar me kriminelin e vrarë serb, Arkan. (ORAinfo)

Tuesday, November 20, 2012

Ja kush e refuzoi Kim Kardashianin

Dukesha Kate Middletone shquhet për stilin e saj në veshje. Për këtë arsye, gjatë vizitës së saj në Londër pak ditë më parë për prezantimin e koleksionit të ri të veshjeve, Kim Kardashian dhe motrat e saj, vendosën që t’i dërgonin Dukeshës koleksionin e tyre.Por, siç raporton Daily Mail, Kate ua ka kthyer prapa veshjet motrave Kardashian. Një refuzim ky që sigurisht nuk duhet të jetë pritur mirë nga motrat Kardashian.

Tuna i shkruan J.Bieberit ne Twitter,Ja cfare i thote

Këngëtarja superse si, Tuna, i ka shkruar këngëtarit amerikan Justin Bieber në Twitter, një postim kërcënues duke i thënë që të mbushet mend, përndryshe do ta braktisë. Krijuesja e hitit “I Asaj” në kohën e lirë ka vendosur të tallet me këngëtarin, duke i shkruar në faqen e tij zyrtare në Twitter postime në gjuhën shqipe, por nuk ka pasuar ende asnjë reagim nga tinejxheri sensacional. “Qy qa pot kallxoj, ko met lon nese nuk mushesh men”, ka shkruar Tuna./shqiperiaime/

Monday, November 19, 2012

Kur pa nusen u tmerrua, e martuan me zor!

"Turbo” u bë dhëndri kur përpara iu shfaq nusja me të cilën duhet të kalojë pjesën tjetër të jetës. Ai bëri të pamundurën që t’i shpëtonte “zgjedhës” së martesës, por ja që të afërmit e tij nuk e lanë, duke e martuar me zor. Thonë që martesa është dita më e lumtur e jetës së një çifti, por kjo nuk vlen për këtë dhëndër fatkeq, sepse për të dita e martesës ishte dita më e hidhur. Ndiqni videon e mëposhtme dhe do të shikoni se gjatë ceremonisë martesore ishin të gjithë të kënaqur, përveç tij!

Shenohen 3 gola per 30 sekonda!! (Video)

Shenohen 3 gola per 30 sekonda, e rrall ne futboll, por ja qe ndodh edhe kjo..

Ja si nuk duhet të hedhet granata dorës (VIDEO)

Hedhja e granatave të dorës është një mjeshtri e cila duhet të mësohet dhe praksohet. Këtë e dinë të gjithë ata që kanë pasu përvojë me ushtri apo kanë marrë pjesë nëpër luftërat çlirimtare. Por gjithmonë gjenden ushtarë të "trashë" që nuk i mbajnë mend mësimet dhe bëjnë gabime fatale që mund të kushtojnë jetë. Shikoni se si një ushtarë kinez nuk e hedhë granatën e dorës siç duhet dhe për pak ti kushtojë me jetë ushtarit dhe përgjegjësit të tij.


Cila i rri më bukur Ronaldos?

E ardhmja e Crsitiano Ronaldos vazhdon të jetë e shumëpërfolur ne mediat spanjolle. Së fundi mediat portugeze ishin ato që shprehën pakënaqësinë e Ronaldos te Reali. Janë 5 destinacione si të përfolura për të ardhmen e yllit portugez. Kalimi te PSG duket me më shumë gjasa. Mediat franceze shkruajnë se PSG do të bëjë ofertë të majme për Ronaldon, ndërsa gjasat janë që ai pas këtij edicionin të vijë te PSG së bashku me Mourinhon. Trajneri portugez do të tentoi të shpallë kampion PSG-në në një kampionat tjetër për të përmirësuar rekordin e tij. Manchester City nuk do e lë keq Ronaldon për para. Nëse dikund Ronaldo do të paguhej shumë, City do të ishte zgjidhja ideale. Manchester City do ta bënte këtë transfer me qef për të marrë ish yllin e rivalëve të United. Rikthimi te United ndoshta është dëshira më e madhe e Ronaldos. Problem i vetëm për këtë janë milionat të cilat Fergie nuk i jep aq lehtë. Edhe Abramovich do ta dëshironte Ronaldon në skuadrën e tij. Bosi rus nuk do të pritonte të shpenzonte për CR7 mirpo në dilem do të ishte zgjedhja e këtij të fundit. Së fundi po përmendet edhe kalimi te Anzhi. Miliarderët e Anzhit po e dëshirojnë transferimin e një superylli, mbase Ronaldo do të ishte më i dëshiruari. Parat nuk janë problem, vetëm se vështirë që Ronaldo do të ikte nga La Liga për në kampionatin rus./Indeksonline/

Përjetuan “tmerrin” e vërtetë në luna park…! (video)

Për disa njerëz, loja është e bukur, por kur nuk dinë se ç’është ajo, atëherë…! Shikoni këta dy të rinj në videon që alb-observer.com ju paraqet, ku pas entuziazmit të madh për të luajtur… vjen “tmerri” i vërtet të cilin besonani, askush nuk do dëshironte ta përjetonte…! Pamjet e kësaj video sa gazmore po dhe aq interesante që vërtet të le pa frymë mund ta shikoni videon në vijim.

37 vjet pa u larë dhe pa u qethur! Ja si perfundoi

Një burrë në Indi ka thyer një rekord të paimagjinueshëm. Prej 37 vitesh nuk është larë asnjë herë dhe nuk ka qethur flokët. Kailash Singh, 65 vjeç i ka thënë lamtumirë ujit dhe briskut, që prej vitit 1974. Vendimi u mor pas konsultimit me një prift hindu, i cili pas martesës i sugjeroi të mos lahej për t’ju plotësuar dëshira që të kishte një djalë. Në fakt, Singh e mbajti premtimi që i dha priftit hindu për 37 vite. Gjatë kësaj kohë ka bërë 7 vajza, por asnjë djalë. Kailash Singh 65-vjeçari kujdeset çdo ditë për lopët e tij në fshat, në një temperaturë prej rreth 40 gradë celsius. Ndërsa e vetmja metodë për pastrim që përdorë, është ajo që Singh e quan “dushi i zjarrit”. Çdo mbrëmje ulet përballë zjarri dhe ngrohet, ndërsa pi gjatë gjithë kohës duhan për të larguar erën e trupit. Gruaja e tij thotë se një herë ka tentuar që me forcë ta detyrojë që të lahet. Por ai ka arritur të largohet nga duart që e detyronin të miqësohej me ujin. Vet Kailash Singh deklaron se do të pranonte të lahej vetëm nëse perëndia do t’i sillte një djalë

Ngjarje emocionuese, si mbron një qen mikun e tij të vrarë nga makina (VIDEO)

Një video shumë prekëse. Të gjithë thonë se miku më i mirë i njeriut është qeni, por kjo kafshë shtëpiake që përdoret për shumë punë të mençura, dëshmoi edh enjë gjë. Në një fatkeqësi komunikacioni, një qen ishte goditur nga makina dhe kishte përsuar me jetë. Kështu që një qen sillej rreth e rrotur për të mbrojtur qenin tjetër duke mos lejuar askë që t'i afrohet, as edhe policët tjerë. Kjo ngjarje e pazakontë por edhe shumë e dhimbshme bllokoi komunikacionin për disa orë.

Coca Cola: 10 të dhëna që ndoshta nuk i dinit…

Coca Cola është pija më e njohur freskuese në të gjithë botën. Ndërsa kjo fjalë mund të mos ketë ndonjë kuptim në shqip, në gjuhën kineze do të thotë se “e bën gojën të kënaqur”, pra shqip themi që “i fal gojës kënaqësi”. Coca Cola u prodhua për herë të parë më 8 maj 1886 nga John Styth Pemberton, i cili ishte farmacist në Atlanta të SHBA-së dhe që nga ajo datë e deri më sot janë shitur miliona shishe e kuti me këtë pije freskuese. Më poshtë po japim disa detaje rreth që kësaj pijeje që ndoshta nuk i dinit. 1. Coca Cola fillimisht ishte e gjelbër. Ndërsa sot njihet ndryshe si “Red Empire”, pra “Perandoria e Kuqe”. 2. Kjo pije u shpik nga John Pemberton si terapi për dhimbjen e kokës, ndërsa sot ekziston si “Coca Cola fobia”, pra frika se mos krijon varësi ndaj kësaj pijeje. 3. Është fjala më e njohur në botë, pas fjalës OK. 4. Prodhimi i Coca Colës është i njëjtë me ujin që rrjedh në Kataraktet e Niagarës. Sa Coca Cola prodhohet? 1.5 milion litra në sekondë. 5. Shërbehet e ftohtë, por edhe e nxehtë (si kafeja) në vendet të ndryshme të botës ku bën ftohtë. 6. Përmbante kokainë deri në vitin 1905 por më pas kjo substancë u ndalua, pasi njerëzit filluan të shqetësoheshin. 7. Coca Cola mund të përdoret për të pastruar tualetet, për të hequr yndyrnat apo për të pastruar vidat e ndryshkura. 8. Mund të përdoret për terapinë kur të pickojnë meduzat. 9. Shpërndahet gjithkund, në gjithë botën dhe vlerësohet se përfitimi ekonomik të jetë 60 miliardë dollarë në vit. 10. Mbi 15.000 Coca Cola të të gjitha llojeve konsumohen në botë çdo sekondë. Një prej tyre mund të konsumohet prej jush.

Kësaj i thonë vjedhje! E shikon dhe s’e beson…! (video)

Sigurisht që i… pëlqeu! Por, nuk kishte para për ta blerë…! Çfarë bëri? Me pak fjalë, shkoi në dyqan si një kliente e mirë, e provoi dhe e zhduku… me mënyrë të atillë që askush nuk mund ta besoj! Nuk do u themi asgjë më tej…./alb-observer Shikoni këtë vjedhje spektakolare:

Sunday, November 18, 2012

Klasa me nxenesit me te cmendur ne bote . . .!!!(VIDEO)

Ide se jo mahi!

Ky person duket se ka ide ‘mastrale’. Sigurisht se shikimi ka qenë më i qartë pasi këto dy vajza janë ngritur në këmbë.

Manxhukiq dhe Shaqiri përshëndesin gjeneralët kroatë (Video)

Kroati Mario Manxhukiq ka arritur të shënoi në udhëtimin e Bayernit te Nurnbergu. Ai ka shënuar golin e nëntë kampional. Bavarezët megjithë epërsinë dhe një lojtar më shumë që nga minuta e 77 nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1:1. Në minutën e tretë, Manxhukiq shënoi për eperësinë e Bayernit me asistim të Toni Kroosit. Pas shënimit të golit, Manxhukiq ka festuar me përshëndetje ushtarake, duke ‘salutuar’ gjeneralët kroatë të liruar dje nga Haga, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç. Kësaj përshëndetje i është bashkangjitur edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri. (ORAinfo)

KLIKO NE KATRORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:

Saturday, November 17, 2012

Kësi vjedhje nuk keni pare kurr (Video)

Edhe Lek Plepi i këndon Pavarësisë (Video)

Karavanit të këngëtarëve që i kondojnë përvjetorit të Pavarësisë i është bashkëngjitur edhe i shumëpërfoluri Lek Plepi.Lek Plepi në bashkëpunim me Ylberin, kanë publikuar videoklipin e këngës ‘Plot një shekull pavarësi’. Ndiqni më poshtë videoklipin e ri të Lek Plepit.

Me talentet e pa zbuluar,ja vlen me shikue kete video

Vajzë aje në dijeni çfarë talenti ke?!(video)

Ka vetëm 13vjeç dhe ka talent te veçant që ju bën për vete.Quhet Karli Rouz Sonenkler dhe ne shikim te pare duket vajzë e thjeshtë ndersa fsheh aftesi te zerit të bukur shikone videon...../albtime

Thursday, November 15, 2012

Nusja e “trentë” që vendos t’i tregojë të gjitha (Video)

Ksi aksidenti s’keni parë kurrë (video)

Ju kemi sjellë edhe më parë video të aksidenteve në Rusi. Ky vend duket se mban rekordin për shoferët më të këqij në planet.Por kjo përmbledhje me aksidente në Rusi do u lërë pa frymë.Ndonjëherë duken qesharake, ndonjëherë janë shumë të frikshme. Në përfundim të videos do mbeteni pa fjalë.

Amerika prezanton helikopterin më “bishë” në botë, Apache AH-64E, tmerri i ajrit…! (VIDEO)

Ushtria amerikane njoftoi zyrtarisht standardizimin e versionit të fundit të helikopterit sulmues Apache, si AH-64E. Emri i ri do të zëvendësojë atë ekzistues AH-64D Blloko III. Ndërsa njëkohësisht po përgatitet për t’ia kaluar kontratën dhe linjën e prodhimit kompanisë së Boeing. Sipas planifikimit aktual, ushtria amerikane do të sigurojë një total prej 690 helikopterë të këtij tipi, me aftësi prodhuese deri në katër njësi në muaj. Gjithashtu, dhe tre njësi të tjera do të prodhohen për klientët jashtë vendit si (Tajvan, Indonezi, Katari dhe India) të cilët kanë zgjedhur AH-64E si ofensivë e re të helikopterëve tyre./alb-observer

 Ndiqni pamje filmike nga kjo “bishë” e ajrit:

Goli i Ibrës sikur në “Playstation” (video)

Suedia në Solna ka mundur Anglinë me rezultat 4:2 ndërsa golashenuesi i katër golave të suedezëve ishte sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimoviq. Trajneri i kombëtares suedeze, Erik Hamren ka përshkruar golin e Ibrahimoviqit sikur ato “në video-lojëra”. “Unë nuk jam i sigurt nëse do të shoh në jetën time ndonjë tjetër gol të tillë”, tha Hamren.

Mr.Bean i Shqiprise (Video)

Cili është goli më i mirë i 2012-s? (Video)

Ka nisur gara për të zgjedhur golin më të mirë për vitin 2012-të. Çmimi quhet “Pushkash” dhe jepet nga FIFA. Njerëzit nga e gjithë bota do të kenë mundësi të zgjedhin se cili nga 10 golat e përzgjedhur nga FIFA meriton të fitojë çmimin. Çdo kush mund të votojë nga faqja FIFA.com dhe francefootball.fr. Votimi do të mbyllet me 29 nëntor dhe tre golat më të votuar do të njoftohen me anë të një konference për shtyp. Çmimi “Pushkash”, është krijuar në nder dhe kujtim të Ferenc Pushkash, kapiten dhe yll i kombëtares hungareze në vitet 1950

Wednesday, November 14, 2012

Ibrahimoviq shenon nga 30 m me gersher(video)

Zlatan Ibrahimoviq shenoi ne perballjen kunder Danimarkes nje gol qe ndoshta do te shpallet si gol i vitit 2012

Rrihen e theren mes vete edhe në diasporë

Si pasojë e një përleshjeje ndërmjet të rinjve shqiptarë në stacionin hekurudhor në Solothurn të Zvicrës është plagosur me thikë një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma në stacionin e Solothurnit, raporton Albinfo. 18-vjeçari i lënduar në këtë zënkë ka deklaruar për mediet zvicerane se kishte bërë përpjekje për të qetësuar situatën, por përleshja mes tyre vetëm sa ishte përshkallëzuar. Ai pranon se njërin prej tyre e ka përplasur në tokë. “Por, vetëm sepse kam ndihmuar kolegët e mi”, tha i riu nga Maqedonia. Sipas tij, kjo nuk ka përfunduar vetëm me rrahje. “Unë befas ndjeva një goditje me thikë në shpinë. Dhe një tjetër, në anën tjetër. Pastaj djemtë ikën. Unë pashë vetëm gjakun duke rrjedhur poshtë mbi mua”, kujton ngjarjen e tmerrshme i riu nga Maqedonia. Policia ka arrestuar të dielën dorasin, i cili kishte therur bashkëkombësin e tij nga Maqedonia. Bëhet fjalë për shtetasin zviceran me origjinë nga Kosova, i cili po punonte në zyrën e tatimeve. “Unë nuk kam asnjë ide pse ka ndodhur ky rast”, tha babai i dorasit.”Djali im është në të vërtetë një njeri i mirë. Unë nuk mund ta shpjegoj se si ka mundur të ketë thikë”, tha ai për gazetën “Blick”. Dorasit 17-vjeçar i është shqiptuar masa e paraburgimit prej shtatë ditëve.

KLIKO NE KATORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:

Tuesday, November 13, 2012

Messi i bie shuplakë David Villas

Gazeta spanjolle "El Confidencial" ka shkruar se në zhveshtoren e Barcelonës pas ndeshjes me Mallorca ka ardhë deri tek konfrontimi ndërmjet Leo Messit dhe David Villas. Që Leo Messi dhe David Villa nuk janë më miq, shihet qartë. Në disa ndeshjet e fundit është parë se si ata fjalosen gjatë ndeshjes pas ndonjë shansi të parealizuar. David Villa në ndeshjen kundër Mallorcas nuk i ka festuar golat e shenuar nga Messi. Sipas gazetës spanjolle, Messi ka tentuar që të "kryej llogaritë" edhe fizikisht me Villan, ku edhe e ka goditur me shuplakë. Këto shkrime të këtij tabloidi spanjoll duhet të miren me rezervë, pasi edhe më herët ka publikuar lajme të pavërteta.

Monday, November 12, 2012

Edhe një Corleone në skenë, Naser Corleone

Aktori Naser Rafuna ka bërë një ndryshim drastik në look-un e tij për xhirimet e programit të Vitit të Ri Ai ka publikuar një foto ku shihet me ‘tattoo-t’ që ka Vali dhe me “mjekrën e komplikuar" të Valit për skeçin "Ujqit". Kjo është pëlqyer shumë nga fansat e aktorit në Facebook, ku i kanë shkruar dhjetra komente duke e përgëzuar për këtë ndryshim drastik./InfoGLOBI/

A është ky telefoni më fantastik që keni parë ndonjëherë?

Bëhet fjalë për Samsung Galaxy S3. Eshtë apo jo ky telefoni më i mirë që është krijuar deri më tani po jua lejmë ju në dorë ta gjykoni! Lajmekspres.com ju paraqet këto foto të cilat do tju ndihmojnë në gjykimin tuaj. /lajmekspres/

Na ishte dikur Pele, SOT ËSHTË MESSI

Se Lionel Messi po tejkalon parashikimet e ekspertëve dhe se që tani ndoshta është futbollisti më i mirë i të gjitha kohrave, tregojnë edhe statistikat dhe golat e tij. Me dy golat e shënuar ndaj Majorkës, Messi ka thyer rekordin e legjendarit Pele, që në vitin e largët 1959, Pele nga 1 janari deri më 31 dhjetor shënoi 75 gola me Santosin dhe Brazilin ndërsa Messi tani ka 76 gola. Por misioni i Messit nuk ndalet me kaq pasi që ai do të synoi edhe rekordin e Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë. Messi vazhdon të prijë në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga edhe këtë edicion duke patur 15 gola, 4 më shumë se Cristiano Ronaldo./indeksonline/