Thursday, November 15, 2012

Amerika prezanton helikopterin më “bishë” në botë, Apache AH-64E, tmerri i ajrit…! (VIDEO)

Ushtria amerikane njoftoi zyrtarisht standardizimin e versionit të fundit të helikopterit sulmues Apache, si AH-64E. Emri i ri do të zëvendësojë atë ekzistues AH-64D Blloko III. Ndërsa njëkohësisht po përgatitet për t’ia kaluar kontratën dhe linjën e prodhimit kompanisë së Boeing. Sipas planifikimit aktual, ushtria amerikane do të sigurojë një total prej 690 helikopterë të këtij tipi, me aftësi prodhuese deri në katër njësi në muaj. Gjithashtu, dhe tre njësi të tjera do të prodhohen për klientët jashtë vendit si (Tajvan, Indonezi, Katari dhe India) të cilët kanë zgjedhur AH-64E si ofensivë e re të helikopterëve tyre./alb-observer

 Ndiqni pamje filmike nga kjo “bishë” e ajrit: