Friday, November 30, 2012

Vedati i stupcave fejohet për pavarësi

Vedat Bajrami, i ka dhënë fund beqarisë më 28 Nëntor, në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Pasi së bashku me të dashurën e tij, Allmira Mullabazi kanë shkuar në Vlorë për të festuar pavarësinë e shtetit shqiptar, aktori kosovar ia ka dhuruar asaj unazën e fejesës. Lajmin e ka konfirmuar kolegu i Vedatit, aktori Agron Sokoli, i cili ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, në të cilën shihet unaza e fejesës të cilën Vedati ia ka blerë bashkëshortes së tij të ardhshme.