Sunday, December 30, 2012

Edhe një kamerë e fshehtë - e frikshme! (Video)

Programi televiziv “Silvio Santos”, e mendoi edhe një kamerë - të tmerrshme - të fshehtë! Shikoni se si reagojnë të porsa pranuarit në punë, për të pastruar në një morg, kur papritmas ngrihet “i vdekuri” nga arkivoli. /Telegrafi/

Saturday, December 29, 2012

Ja sa para fiton cdo sekond Bill Gates

Themeluesi i Microsoft Corporation” prodhues kryesor i programeve kompjuterike Bill Gates në çdo sekond të jetës së tij fiton 290 dollarë. Gates u bë i famshëm në gjithë botën si një nga shembujt më të mirë ku tregohet se si njeriu mund të pasurohet. Ai kur ishte vetëm 13-vjec arrinte të shpikte programe kompjuterësh plotësisht të pavarur e të rinj. I mbyllur dhe i vetëm ai kalonte ditë të tëra përpara kompjuterëve të vjetër, të cilët fal tij pësuan një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe një lansim kolosal në treg. Sot Bill Gates është njeriu më i pasur i botës, për çdo sekonde që kalon ai fiton 290 dollarë, një shifër marramendëse, teksa pasuria e tij kalon çdo lloj parashikimi dhe nuk njeh limite./InfoGlobi.

Për kë ky mbishkrim i Van Persiet?

Robin Van Persie pas golit të shënuar ndaj WBA në minutat e fundit të ndeshjes, nxori në bluzën e tij një mbishkrim me fjalët "U prefshë në paqe Tchuna. Unë kurrë nuk do të harroj ty". Mediat ende se kanë kuptuar se kujt ia dedikoj Van Persiet këtë gol. Në fillim u përfol se Van Persie ka shkruar për vajzën indiande e cila ka vdekur pas dhunimit në Indi. Por kjo gjë u mohua në komentet e bëra në rrjetet sociale ndërsa thuhet se dje ka vdekur një shok i Van Persiet në Roterdam të Holandës me emrin Tchuna./Indeksonline/

Doni ta shihni "bombën" e vërtetë në pishinë? (VIDEO)

Vjedhje spektakolare në pompë të benzinës (VIDEO)

Një hajn me përvojë pret edhe momentin më të vogël për t'ia arritur qëllimit. Këtë edhe shohim në këtë video të bërë nga kamera e sigurimeve në një pompë të benzinës. Atij i duhen vetëm 30 sekonda për të "larë" makinën superluksoze të një konsumatori që i "bën gati" makinën duke ia lënë çelësat në makinë gjatë mbushjes me karburantë. Një këshillë, kurr mos i leni çelësat në makinë gjatë mbushjes me karburant!

Sa paguan për divorce, pse se bleve Ronaldon!?

Mediat italiane po analizojnë një anë financiare interesante për bosin e Milanit, Silvio Berlusconi. Tre divorce të Berlusconit të arritura viteve të fundit, do të kishin vlerën e Cristiano Ronaldos. Kjo matematikë po analizohet në Itali. Berlusconi tani është shkurorëzuar edhe nga ish bashkëshortja e tij Veronica Lario të cilës do ti paguaj shumën prej 36 milion euro në vit. Ky është shkurorëzimi i tretë brenda pak viteve, ndërsa pas këtyre shkurëorëzimeve, Berlusoni ka harxhuar plot 100 milion euro. Me këto para, bosi italian mendohet se mund të kishte blerë Cristiano Ronaldon në Milan. Madje mediat po e tallin Berlusconin duke thënë se po shet lojtarë nga Milani vetëm për të paguar divorcet e tij./Indeksonline/

Messi, "sa keq" të jesh i famshëm (Video)

Lionel Messi vazhdon të jetë në Argjentinë, në vendlindjen e tij në Rosario për pushimet e fundvitit. Ylli argjentinas po kalon kohën më të madhe me familjen e tij, duke e ditur se njihet si "djalosh mamaje". Por atëherë kur Messi lë shtëpinë e tij dhe del në rrugët e Rosarios, fansat e tij po i'a ruejnë "derën e shtëpisë". Kështu ishte edhe sot në mëngjes kur dhjetëra fansa me të parë se Messi ka dalur në rrugë me veturë, ata e ndalët veturën e tij duke kërkuar një autograf apo një foto me të. Leo me madhështinë e tij nuk pritoj ta bëjë këtë gjë për të vazhduar rrugën më pas.

Thursday, December 27, 2012

Ofertë bombë nga Rusia - 90 mil. euro për Messin

Një klub rus besohet se ka bërë një ofertë prej 90 milionë eurosh për superyllin argjentinas, Lionel Messi, vetëm e vetëm që ai të largohet nga Barcelona. Sipas El Mundo Deportivos, që nuk ka zbuluar emrin e klubit, babi i Messit ka qenë i përfshirë në negociata me një klub rus, i cili i ka ofruar Messit një kontratë trevjeçare me përfitime prej 30 milionë eurosh në vit. Ky klub besohet se është në gjendje të paguajë edhe klauzolën e vënë nga Barcelona prej 250 milionë eurosh. Jorge Messi i ka treguar djalit të tij Lionel se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa oferat është hedhur poshtë nga superylli. /Telegrafi/

Si do te jete Facebook-u i ri ne vitin 2013(FOTO)

Ky eshte nje dizajn i ri i rrjetit social Facebook nga Staffi i Facebook. Mendohet qe ky dizajn i ri do kete me shume persona te kenaqur nga ndryshimet e bera ne rrjetin më të famshëm social dhe eshte me i lehte për përdorim. Shume opsione te reja jane shtuar edhe sic mund te shihni ne foto Inbox, Notification dhe Friend Requests jane zhvendosur ne nje menyre me te lehte per tu perdorur dhe per tu pare.Gjithashtu para pak kohe, ndryshim drastik pësoi edhe pamja e albumeve dhe galeria e fotove në Facebook. E cila pa dyshim la shumë përdorues të kënaqur nga mënyra se sa pozitivisht është pranuar ndryshimi.

Haliti shënon gol të bukur në Australi (Video)

Sulmuesi kosovar që luan në kampionatin australian te skuadra e Western Sydney, Labinot Haliti ka shënuar gol në ligën e parë të ligës së Australisë. Haliti shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 38 për 1 me 0. Por skuadra e Perth Glory arriti të barazoj rezultatin në minutën e 87 të ndeshjes për 1 me 1.

Saturday, December 15, 2012

Tifozi shqiptar u shau shqip Kolarovin

Një zënkë në Premierligë sot thuhet se ka ndodhur me mbrojtësin e Manchester cItyt, serbin Kolarov. Lojtari serb thuhet se është përfshirë në zënkë me fjalë pasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes. Duke lëshuar fushën ai ka thënë se një mashkull që mbante një flamur shqiptar e ka sharë atë në gjuhën shqipe. Pas disa fjalëve ai ka thënë se e ka sharë edhe në gjuhën serbe. Rastin po e heton edhe policia angleze.

Shqiptari që refuzoi drekën me kryeministrin britanik (Video)

Shije apo sasi? Është kjo një nga dilemat më të mëdha të kuzhinierëve të sotëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Por ndërkohë që janë të shumtë ata shefa kuzhine që i tremben një ushqimi të shijshëm, por pa sasi, njerëz të tjerë si shqiptaro-danezi Rene Rexhepi guxojnë, bëhen të famshëm e njerëzit presin në radhë me muaj për të provuar recetat e tij. Pasi zgjodhi të bënte karrierë në fushën e kulinarisë, Rene Rexhepi filloi të punonte me shefa të ndryshëm kuzhine, duke marrë kështu edhe eksperiencat e tij të para me ekspertë të gatimit. Pak nga pak filloi të eksploronte dhe të sillte shije të reja për të gjithë ata që e “dashurojnë” ushqimin. Nuk e morën seriozisht në fillim. Por ai u imponua me qetësi e me profesionalizëm. Sipas tij, shpirti i gatimit formësohet me kalimin e kohës, ai nuk lind nga asgjëja dhe në një moment të vetëm. Është konsideruar si ambasadori i kuzhinës së re nordike, ndërkohë që revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine” për të tretin vit radhazi e ka zgjedhur restorantin e Rene Rexhepit në Kopenhagen si më të mirin në botë. Kuzhinieri me origjinë shqiptare, sot kryeson listën e shefave më të mirë të kuzhinës. 35-vjeçari e mban këtë titull për të tretin vit radhazi. Ka bërë revolucion në fushën e gatimit e ka sjellë risi dikur të paimagjinueshme. Ndërkohë që këtë vit, revista ‘Times’ e renditi të 11-in në listën e 100 personave me më shumë influencë në botë. Gjithashtu ai ka pohuar se ka refuzuar një drekë me kryeministrin britanik vetëm për të qëndruar me ekipin e tij. “Po, ishte një çast i veçantë kur udhëton me ekipin. Ishim nëntë vetë në ekip. Ose duhej të drekoja me njerëzit me të cilët punoj çdo ditë, që e kanë krijuar suksesin me mua ose s’do të haja me ata dhe të takohesha me kryeministrin britanik. Zgjedhja ishte e dukshme. S’ishte zgjedhje e vështirë”.

Pamja e Re e Facebook-ut

Ky eshte nje dizajn i ri i rrjetit social Facebook nga Staffi i Facebook. Mendohet qe ky dizajn i ri do kete me shume persona te kenaqur nga ndryshimet e bera ne rrjetin më të famshëm social dhe eshte me i lehte për përdorim. Shume opsione te reja jane shtuar edhe sic mund te shihni ne foto Inbox, Notification dhe Friend Requests jane zhvendosur ne nje menyre me te lehte per tu perdorur dhe per tu pare.Gjithashtu para pak kohe, ndryshim drastik pësoi edhe pamja e albumeve dhe galeria e fotove në Facebook. E cila pa dyshim la shumë përdorues të kënaqur nga mënyra se sa pozitivisht është pranuar ndryshimi.


Plisat demoluan skenën e 'natës së turpit shqiptar' (Video)

Friday, December 14, 2012

1 pikë për Bayernin, 1 gol i Shaqirit (Video)

Bayern Munchen nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e fundit për ndeshjen e fundit gjysëmsezonale ndaj Borusia Monchengladbach. Madje goli i vetëm për Bayernin erdhi nga Xherdan Shaqiri i cili shënoj për 1 me 1. Marxt në minutën e 21 shënoi për 1 me 0 nga penalltia. Shaqiri barazoj në minutën e 59 për barazin. Në lojë në minutën e 75 u inkuadrua edhe Xhaka. Bayern deri në fund pati edhe disa raste për fitore por që portieri mysafir ishte në nivelin e duhur./Indeksonline

Shikoni qysh ‘çmendet’ trajneri Çiro Blazheviç (Video)

Të luash në ekipin ku trajner është Çiro Blazheviç nuk është e lehtë. Futbollistët e Zagrebit nuk lejohen as të qeshin gjatë stervitjeve. Ndonëse 77-vjeçar, trajneri legjendar kroat pothuajse në seancat stërvitore është po i njëjti sikur 15 vite më parë kur me ekipin e përfaqësueses kroate fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror që u majtë në Francë. Në videon shihet qartë se me çfarë toni Blazhevië iu drejtohet lojtarët e tij në një seancë stërvitore të ekipit të Zagrebit. (ORAinfo)

FIFA nuk pranon rekordin e Messit

Shumë po flitet e përflitet për rekordin e Leo Messit dhe golave të shënuar gjatë një viti kalendarik, por shtëpia e futbollit FIFA edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk e njeh rekordin e Messit, e as edhe një rekord tjetër. nuk dëshiron që të jetë pjesë e debateve publike në lidhje me numrin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik. Në fakt, Leo Messi, para disa ditëve sipas shumë mediave theu rekordin e gjermanit Gerd Muller, nga Zambia vijnë lajme se Godfrey Chitalu është rekordmen, derisa brazilianët thonë se Zico është një gol larg argjentinasit. Shtëpia e futbollit FIFA, thekson se nuk është e mundur të menaxhohen çdo ndeshje e luajtur dhe shumë statistika mungojnë, kështu që nuk është e mundur të caktohet një rekord zyrtar për momentin. “FIFA për momentin nuk ka një bazë të dhënash të çdo ndeshje të luajtur në çdo vend të botës, prandaj ne për momentin nuk mund të konfirmojmë edhe zyrtarisht se kush ka shënuar gola më së shumti brenda një viti kalendarik”, theksoi përfaqësuesi i FIFA-s, Alex Stone. Stone gjithashtu tha se FIFA nuk do të pranoi zyrtarisht rekordin e Messit.

Bashkëshortja e Ibrës, nuk e përmban veten në kërcim

Në raste martesash edhe bashkëshortja bukuroshe e Zlatan Ibrahimovic nuk e përmban veten nga ritmnet e muzikës. Me një fustan të gjatë dhe me dekolte seksi, Helena Seger ka filluar të kërcejë në Malmo, në martesën e Percy Nilsson, pronar dhe themelues i skuadrës së Hockey në akull të qytetit. Mungesa e Ibrës nuk ëdhtë ndier nga Seger, të paktën kështu duket.

Casillas "tallet" me pantallonat e Benzema

Portieri dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas ka hedhur disa batuta miqësore në lidhje me veshjet e pazakonta, në kuptimin e modës, që përdor sulmuesi francez Karim Benzema, duke shpjeguar se kurrë nuk është kritik ndaj kësaj gjëje, edhe pse nuk i pëlqen. "Pantollonat e Benzemasë janë aq magjepëse, sa sigurisht kanë rrëmbyer edhe vëmendjen tuaj. Ato kanë shumë ngjyra dhe nuk ka si të mos vihen re. Karim është një djalosh i guximshëm në lidhje me këtë. Them kështu, pasi i duhet të paguajë një "taksë" si një figurë publike", është shprehur Casillas për katalanasen "Sport". /albeu.com/

Orhan sheiku!

Personazhi i famshëm nga seriali vendor ‘Kafeneja Jonë’, Orhani, i luajtur nga aktori Fatmir Spahiu, ka marrë një tjetër rol në xhirimet që ky aktor po zhvillon për Vitin e Ri. ‘Oki’ është mbuluar si një sheik arab në një harem, i rrethuar me shumë vajza të bukura dhe valltare. (ORAinfo)

KLIKO NE KATRORIN MEPOSHTE PER TE SHIKUAR VIDEON:

Nxehtë në Gjermani, kosovarët "rrëzojnë" serbët

Një mbrëmje e nxehtë sportive ka ndodhur mbrëmë në Gjermani. Ndeshja vendimtare për kalimin mëtutje në Euroleague mes skuadrave basketbollistike Bamberg të Gjermanisë dhe Partizani i Serbisë, ka ngirtur tifozët kosovar në këmbë të ndihmojnë eliminimin e serbëve. Thirrjet "Kosovë, Kosovë" dhe "Shqipëri Etnike" gumëzhonin në stadiumin gjerman nga disa tifozë kosovarë në stadium të cilët krahas publikut gjerman bënin tifo për Bamberg. kundër mysafirëve nga Serbia. Tifozët kanë qenë kososvarë të mbledhur ndërsa në stadium shpalosën flamurin "Plisat". Atmosfera e krijuar në stadium ka bërë që Bamberg te kaloj tutje duke lënë me zemër të thyer rreth 200 tifozë serbë në stadium./Indeksonline/

Zbulimi i Benitezit, një maestro në mesfushë

Tifozët e Chelseat me siguri që kanë filluar të besojnë në aftësit e mëdha menaxheriale të Rafael Benitez. Njeriu i fundit që ka ndalur dominimin e Barcelonës dhe Real Madridit në Spanjë, Rafa po bën lojëra të mira me Chelsean në ndeshjet e fundit. Sistemi i rotacionit vazhdon të jetë pjesë e taktikave të tij. Risi e fundit ishte aktivizimi i David Luiz si mesfushor në ndeshjen ndaj Monterrey. Sipas analistëve anglez, Benitez është një gjeni pasi që ka zbuluar një maestro në mesfushë, gjë të cilën askush nuk do ta kishte menduar. David Luiz është vlerësuar lart për paraqitjen e tij ndaj Monterrey./Indeksonline/

Video ma e 3nt qe ka egzistu naj her ne Shiptari (Video)

Video ma e 3nt qe ka egzistu naj her ne Shiptari

Thursday, December 13, 2012

Sëmundja e pazakontë e fëmijës, 2 vjeçari qesh pa pushim

2 vjeçari Elliot Eland vuan nga sindromi i Angelman, një çrregullim i rrallë gjenetik i cili i shkakton vështirësi në mësim por që i shkakton të qeshura pafund. Nga kjo sëmundje e rrallë siç raporton noa.al vuajnë rreth 1 mijë persona në gjithë Britaninë e Madhe. Nëna e Elliot, Gale shprehet se, “Kur ndihesh poshtë me moral mjafton të shikosh Elliot dhe buzëqeshjen e tij të pafund dhe lumturia të kthehet vetvetiu. Në fund të fundit kur ke fëmijë dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe Elliot është. Në fillim mendoja se ishte një fëmijë shumë i lumtur por më onë e kuptova se bëhej fjalë për sëmundje...fatkeqësisht ai nuk do jetë në gjendje asnjëherë të ecë dhe të flasë”. raporton noa Ajo tregon se disa fëmijë me kushte të ngjashme si të tijat përmes iPad arrijnë të komunikojnë, kështu që nëna thotë se do i blejnë edhe atij. Edhe djali Colin Farell James vuan nga e njëjta sëmundje. /Indeksonline/

OOOPS Atifetja Remix në Kuvend (Video)

Nuk ndalet së gabuari presidentja Atifete Jahjaga dhe këtë herë i kemi bërë një remix, teksa Ismet Beqiri i LDK-së ka probleme me fqinjë të zhurmshëm

Asteroidi Toutatis do kalojë pranë Tokës

Një asteroid i madh, që është pothuajse në të njëjtën orbitë me Tokën, do të bëjë një kalim shumë të ngushtë rreth planetit tonë, por nuk ka mundësi të përplasjes, të paktën edhe për disa qindra vite të ardhshme. "Nuk ka asnjë rrezik të përplasjes me Tokën. Asteroidi nuk do ta godasë Tokën për qindra vjet. Megjithatë, vëzhgimet e reja do të na lejojnë të parashikojmë orbitën e tij për një kohë të gjatë në të ardhmen", tha astronomi i NASA, Lance Bener në një deklaratë. Asteroidi, i quajtur Toutatis, afrohet Tokës çdo katër vjet. Në qasjen e afërt, të mërkurën, "shkëmbi qiellor" do të kalojë rreth 7 000 000 kilometra nga Toka, një distancë e cila është rreth 18 herë më e madhe sesa distanca e Tokës nga Hëna. Sipas NASA-s, megjithatë asteroidi me diametër 4.3 km, është potencialisht një objekt qiellor i rrezikshëm në të ardhmen. Toutatis është identifikuar së pari në vitin 1934 dhe u konfirmua në vitin 1989. Në vitin 2004, asteroidi kaloi pranë planetit tonë vetëm 4 herë më larg se largësia e Tokës nga Hëna. Astronomët duke përdorur teleskopët optikë dhe radarët, marrin informacione për pozitën e Toutatis, në rotacionin e pazakontë dhe rrugën e fluturimit të tij, në mënyrë që të vlerësojnë, ku do të udhëtojë ai në të ardhmen./Indeksonline/

Tuesday, December 11, 2012

Me këtë top i mbijeton katastrofave e fundit të botës (Foto)

Edhe dhjetë ditë na ndajnë nga data e famshme 21 dhjetor, që ka terrorizuar shumë njerëz në mbarë globin. Supozohet se sipas kalendarit Maja, në atë ditë do jetë apokalipsi ose fundi i botës. Kinezët duket se e kanë marrë më seriozisht nga të gjithë. Një fermer, i quajtur Liu Qiyuan, ka krijuar këto topa, që thotë se do i shpëtojnë njerëzit nga fundi i botës. Topat qëndrojnë mbi ujë dhe brenda kanë hapësirë për 14 njerëz. Ka rripa sigurimi si dhe depozita oksigjeni. I frymëzuar nga filmi ‘2012’, ai thotë se këto Arka të Noas do të jenë një biznes i mirë. Fermeri shpreson se ato do blihen edhe për tu përdorur në raste uraganesh apo cunami.

Ja si behet mashtrimi per Penallti (Video)

Xherdani me lopatë: Qojuni hekne borën... se na m’loi!

Borë atje, e borë këtu. Futbollisti kosovar i Bayern Munichut, përpos që është punëtor i palodhshëm në fushë, ai i tillë është edhe jashtë saj. Pas shtrëngatave të fundit të borës gjithandej Evropës, përfshirë edhe vendlindjen e Xherdanit, qytetarët kanë marrë vetë iniciativa që ta largojnë borën para shtëpive dhe banesave të tyre, si dhe në trotuare. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe “Shaqa”. “A jeni edhe ju t’u e pastru borën?”, ka shkruar Xherdani në profilin e tij në Facebook, ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi duke mbajtur një lopatë në dorë, dhe i gatshëm për të ‘asistuar Gomezin’, por kësaj here jashtë “Allianza Arenas”. (ORAinfo)

12 mijë tifozë të dëshpëruar, vetëm ky i lumtur

Mediat italiane e kanë publikuar foton e një tifozi Italian i cili është bërë i njohur për “vetminë” e tij. Në ndeshjen e djeshme mes Sampdorias dhe Udineses, tifozi italian Henry Brovedani ishte i vetmi që kishte udhëtuar në Sampdoria për të bërë tifo për skuadrën e tij Udinese. Përafërsisht 12 mijë tifozë thuhej se ishin të Sampdorias, ndërsa Brovedani ishte i vetëm. Afër vetes mbante një flamur të Udineses ndërsa rrinte gjatë tërë kohës në këmbë, Sipas një përllogaritje qesharake, 12 mijë tifoz dolën të dëshpëruar nga stadium, ndërsa Brovedani me siguri që ishte i lumtur pasi që Udinese fitoj me rezultat 2 me 0./Indeksonline/

Bombë: Rekordi i Messit i rremë (video)

Rekordi përsa i përket golave të shënuar në një vit kalendarik nuk i takon Lionel Messit: Është ky lajmi bombë që mund të lexohet në faqen online të prestigjozes sportive spanjolle "AS". Sipas gazetës iberike, futbollisti që mbart këtë rekord është ish lojtari i Zambias, Godfrey Chitalu. I lindur në 1947, Chitalu në vitin 1972 ka shënuar plot 107 gola, siç e tregon edhe fotoja më sipër. Problemi është se FIFA nuk do ta njohë këtë rekord duke zyrtarizuar atë të yllit argjentinas Lionel Messi me 86 gola të shënuar deri tani.

Ky njeri e bën cunamin (VIDEO)

Ky njeri e bën cumanin. Shikoni video n se si lëshohet në pishinë dhe çka ndodh pasi që ky të hyjë në ujë. Një video që ka realizuar miliona shikime. Videon në vijim:

Monday, December 10, 2012

Shikoni çfarë tanku kanë bërë rebelet ne Siri (Video)

Prej muajsh rebelët e keqarmatosur sirianë po përballen me ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në një luftë aspak të drejtë kur bëhet fjalë për teknologjinë e përdorur nga të dyja palët. Rebelët luftojnë kryesisht me armë të lehta, ndërsa ushtria besnike e al-Assad ka artilerinë e rëndë, helikopterët, avionët dhe tanket. Për të qenë sadopak të barabartë në luftën me regjimin, inxhinierët rebelë ndërtuan “tankun e bërë vetë”, një makinë vrasëse me katër rrota mbi të cilën është montuar një mitroloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda me një panel të ngjashëm me atë të videolojërave. Blindi “i sajuar” është ndërtuar nga mbetjet metalike të marra nga varreza makinash dhe është në gjendje të përballojë sulmet e topave 23 mm. Makineria e ideuar nga Mahmud Abud është e gjatë 4 metër dhe e gjërë 2, në pjesën ballore janë montuar katër kamera kompjuterike që transmetojnë sinjalin drejt katër monitorëve në brendësi, duke i lejuar shoferit të ketë fushëpamje të gjerë. “Kishim një makinë, lamë motorrin dhe pjesët e tjera inxhinierike të funksionimit të saj, hoqëm pjesët e tjera dhe vendosëm armaturat e përforcuara”, thotë Abud, duke shtuar më pas se mjeti do të përdoret në betejën e stërzgjatur për kontrollin e Alepos, qyteti më i madh në veri të Sirisë dhe i konsideruar si pikë strategjike që mund të vendosë fatet e konfliktit. Makineria vdekjeprurëse që pritet të përdoret nga brigada rebele e Al-Ansar është pagëzuar me emrin Sham II, emri antik i asaj që quhet Siria e Madhe që përfshinte Sirinë, Libanin, Palestinën dhe Jordaninë.

Shikoni 86 golat e Messit në vitin 2012 (video)

Lionel Messi të dielën ka hyrë në historinë e futbollit duke u bërë golashënuesi më i mirë në një vit kalendarik me 86 gola. Ai e ka thyer rekordin e gjermanit, Gerd Muller i cili në vitin 1972 kishte shënuar 85 gola. Këto janë 86 golat e Messit në vitin 2012. (ORAinfo)

4 orë pas derbit, Hart bashkë me Van Persien!

Mediat angleze kanë postuar një foto interesante ku protagonistë janë Joe Hart i Manchester Cityt dhe Robin Van Persie i Manchester United. Pas fundit dramatik të derbit me plot tensione, 4 orë më pas Hart me Van Persien ishin pranë njëri tjetrit. Ishte spektakli i “X Factor” ngjarja që i bashkoj dy yjet e Manchesterit. Interesante ishte fakti se Van Persie me Hart jo vetëm që ishin në një sallë, por që ishin fare pranë njëri tjetrit./indeksonline/

Bonucci u korit para Ujkanit (Video)

Mbrojtësi i Juventusit, Leandro Bonucci bëri një simulim të qartë para portierit të Palermos,shqiptarit Samir Ujkani. Bonucci deshi të nxjerrë penallti për Juven në minutën e 87 të ndeshjes kur në një kontakt me Ujkanin ai u rrëzua duke mos qenë i faulluar nga portieri shqiptar. Bonucci u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes, ndërsa simulimi i tij është bërë hit në mediat italiane, dhe mediat sportive.

Ibra një nga të paktit, injoron rekordin e Messit

Zlatan Ibrahimovic është një nga të paktit në futboll e planet që mund të mohoj super aftësitë e Lionel Messit. Sulmuesi boshnjako-suedez ka injoruar rekordin fantastik të Lionel Messit për më shumë gola brenda një viti kalendarik. ”Po të isha edhe unë pjesë e kësaj Barcelone, me siguri që do ti bëja 90 gola. Ndaj Barcelonës gjithnjë aplikohen masa favorizimi kështu që kjo statistikë bëhet diçka shumë e lehtë” deklaroi Ibrahimovic./Indeksonline/

I’a bllokuan veturën, Balotelli i dobët

Me siguri që derbi ndaj Manchester United mund të jetë derbi i fundit lokal që Balotelli mund ta ketë shijuar në ndeshjen me Cityn. Sulmuesi italian nuk tregoi asgjë edhe në këtë ndeshje, edhepse pati shansin të luaj që nga minuta e parë.”Unë e dua Marion. Jam i bindur në cilësitë e tij. Unë i dhashë shansin për të luajtur mirpo ai nuk bëri asgjë. Është koha që seriozisht ai të mendoj për punën e tij” deklaroi Mancini pas ndeshjes. Injoranca ndaj Mancinit pas zëvëndësimit të tij, dhe loja e dobët e treguar në fushë nuk ishte e vetmja për Balotellin. Pas ndeshjes disa tifozë nga Manchesteri i kishin bllokuar daljen e tij me veturën e tij Bentley Continental. Fyerje e trokitje në dritaren e veturës u përgatitën për sulmuesin italian që nuk po tregon asgjë në këtë edicion./indeksonline/

Sunday, December 9, 2012

5 gola nga Falcao, s’është normal ky njeri

Radamel Falcao e ka bërë atë që se ka bërë askush këtë edicion në La Liga. Sulmuesi kolumbian e ka udhëhequr skuadrën e Athletico Madrid drejt fitores së radhës në La Liga në ndeshjen ndaj La Korunjës. Falcao ka shënuar plot 5 gola në fitoren e Athletico Madrid me rezultat 6 me 0. Interesant ishte fakti se golin e parë në ndeshjen e shënoj Costa në minutën e 23. Radha ishte për “manitan” e Falcaos kur në minutat 28,42,64,67 dhe 71 shënoi plot 5 herë. Me këtë fitore Athletico Madrid e ruan diferencën me pikë nga Real Madridi ndërsa aktualisht ka 3 pikë më pak se Barcelona./Indeksonline/

Huligani hyn ne fushe dhe sulmon Ferdinandin

Rio Ferdinand e pësoj më së keqi në derbin e Manchesterit. Në fund të ndeshjes, Ferdinand i’u afrua tifozëve të Cityt duke festuar fitoren e skuadrës, ndërsa u godit me monedhë në fytyrë, duke pësuar një qarje në arkadë. Por kjo s’ishte e tëra nga Ferdinand. Mbrojtësi anglez u sulmua nga një tifoz anglez i Cityt, por që në mbrojtje të Ferdinand doli portieri Joe Hart i cili e kapi huliganin anglez./Indeksonline/

Jep spektakël gjatë ndjekjes nga policia (Video)

Start i egër i Oliveiras ndaj Pjaniqit (video)

Në ndeshjen e mbrëmshme të Serie A ndermjet Romës dhe Fiorentinës pati shumë gola, por edhe ndërhyrje të ashpra. Reprezentuesi boshnjak, Miralem Pjaniq ishte në qendër të vëmendjes. Në një moment Pjaniq tentoi të driblonte afër vijës së autit, megjithatë, Rube Oliverira shkaktoi ndërhyrje të palejueshme e më pas qëllimisht shkeli në këmbë boshnjakun. Më pas u shkaktuar rrëmuje ndërmjet futbollistëve të Romës dhe Fiorentinës, pasi që ‘ujkonjat’ i dolën në mbrojtje Pjaniq, ndërsa uruguaiani u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. (ORAinfo)

Behrami në Rusi, “mundet” me u mërdhi

Për kosovaro-zviceranin Valon Behrami po bëhet gati një ofertë joshëse nga skuadra ruse Cska Moska. Liderët e kampionatit rus thuhet se janë shumë të interesuar për blerjen e yllit të Napolit. 12 milion euro Cska Moska është në gjendje që ti ofrojë për Behramin. Problemi i vetëm për kosovarin është moti i ftohtë që është në Rusi, për të cilin problem shumë lojtarë refuzojnë kampionatin e ftohtë rus./indeksonline/

Ndoshta ishte meçi i vitit (Video)

Boksi profesionist ka patur mbrëmë nje meç të jashtëzakonshëm ndërmjet dy kampionëve, filipinasit Manny Pacquaio dhe meksikanit Juan Manuel Marquez. Kjo ishte ndeshje vendimtare për titullin në katëgorinë “Featherweight “. Pacquiao pësoj humbjen e parë në karrierië nga meksikani Maruqez. Markez arriti ta nokautoj filipinasin në raundin e gjashtë të meçit. Ky meç po konsiderohet si një nga më të mirët e vitit pasi që gjatë tërë kohës ka patur luftë të hapur, gjersa nuk munguan as gjakosjet në të dy anët.

Shikoni aktrimin e Cazorlas më të cilin nxori penalltinë (video)

Arsenali në xhiron e 16 të Premier Ligës e ka mposhtur West Bromwich Albionin 2:0, kurse detaji qendror i ndeshjes i cili bëri që gjëra të ndryshojnë ndodhi në minutën e 26. Arsenali ishte në sulm, kurse topin i fundit e mori spanjolli Santi Cazorla. Ai vendosi që vet të tentoi të arrij deri të rrjeta e mysafirëve, kurse kur e pa që Stiven Rid do ta pengonte për të mos shënuar, vendosi të aktroi. Në njërin nga gabimet më të mëdha të gjyqtarëve në vitin 2012, Cazorla doli fitues me aktrimin e tij, kurse topin në rrjet nga penalltia e dërgoi Milel Arteta. (ORAinfo)

A e keni vërjetur këtë gjë te Reali?

Si asnjëherë më parë Jose Mourinho ka eksperimentuar një mbrojtje krejtë ndryshe në ndeshjen ndaj Valladolid. Mourinho gjatë tërë ndeshjes kishte në lojë 4 taktika të ndryshme në mbrojtje. Startoj ndeshjen me Ramos e Pepe në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah të mbrojtjes luajtën Nacho e Arbeloa. I pakënaqur me lojën e Nachos, Mourinho e largoi atë nga loja në pjesën e dytë duke futur Di Marian. Si mbrojtës i krahut të majtë kaloj Callejon. Në minutën e 60 Mourinho përsëri bëri ndryshime duke kthyer në qendër të mbrojtjes Alonson, duke larguar nga loja Arbeloan ndërsa në krahun e djathtë kaloj Ramosin. Pas minutës së 73-të, Mourinho bëri ndryshimin e katërt duke futur në lojë Varanen ndërsa e largoj Benzeman. Varane u bë mbrojtës i djathtë, Pepe e Ramos qendërmbrojtës, ndërsa Callejon vazhdoi si mbrojtës i majtë./Indeksonline/


Saturday, December 8, 2012

Perez plotëson kërkesat e Ronaldos

Mediat spanjolle vazhdojnë të zbulojnë skenarë të rinj mbi të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Sipas të përditshmes “Marca”, “ylli” portugez po planifikon largimin në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur nga ana financiare dhe me të drejtat e imazhit. Por nuk mund ta pranojë humbjen e lojtarit më të mirë të skuadrës presidenti Florentino Perez, i cili kërkon me të gjitha mënyrat të evitojë shitjen e yllit portugez, pavarësisht ofertës marramendëse prej 100 milionë eurove që mund të vijë nga PSG. Numri një i klubit madrilen është gati t’ia përmbushë të gjithë kërkesat financiare, duke i ofruar një kontratë të re. Për të kënaqur sulmuesin 27 vjecar, Perez do t’i sigurojë paratë nga transferimi i Rikardo Kakas në janar te Los Angeles Galaksi, pasi braziliani përfiton 10 milionë euro në sezon, shifër e barabartë me kontratën e Ronaldos, pavarësisht se në fushën e blertë diferencat janë shumë të mëdha. Për ta bindur Ronaldon që të qëndrojë, Perez ka vendosur të bëjë një lëvizje të fundit: Do të udhëtojë bashkë me të drejt Zyrihut, për ceremoninë e çmimit të Topit të artë, teksa kurrë më parë nuk e kishte kryer një veprim të tillë.

Monday, December 3, 2012

Ledri Vula i bashkohët Ramushit

Lirimi i Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës nuk u mirëprit vetëm nga liderët dhe qytetarët por edhe nga artistët kosovar. Është pikërisht ish reperi Ledri Vulaj i cili ka postuar një foto në rrjetin social Twitter ku shihet së bashku me ish kryeministrin e Kosovës Haradinajn.

“Ja çka i bënë këmbës sime” (VIDEO)

Ylli Brazilian, Neymar ka postuar në rrjetin social “Twitter”, këmbën e tij të enjtëtur e të lënduar pas ndeshjes së fundit në kampionatin Brazilian ndaj Palmerias. “Shikojeni se çka i bënë këmbës time” shkroi Neymar në Tëittter. Lëndimi i tij është pësuar nga mbrojtësi Adalberto i cili shumë ashpër ndërhyri ndaj tij, ndërsa kishte mundur ti thyente edhe këmbën.

A e dini këtë fakt për Messin!?

Të gjithë ata që nuk e dinë, që tani le ta kuptojnë se Lionel Messi pas 14 javësh në La Liga ka më shumë gola se 14 skuadra tjera. Messi ka arritur 21 gola deri tani në La Liga, bdërsa këtë shifër se kanë arritur 14 skuadra tjera në futbollin spanjoll.Messi ka më shumë gola se Espanyol (13), Granada (11), Osasuna (12),Mallorca (14), Bilbao (19), Celta Vigo (16), Zaragoza (16), Sevilla (18), Valencia (18), Valladolid (18), Vallecano (18), Levante (16), Malaga (19), Getafe (17). Messi ka gola ta barabarta me Real Sociedadin dhe La Korunjën që kanë shënuar deri tani nga 21 gola./indeksonline/

“Marca” njofton divorcin Real-Mourinho

Divorc! Titulli i madh i Marca-s në ditën e sotme lë pak vend për interpretime. Jose Mourinho nga sezoni I ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Trajneri portugez dhe presidenti Florentino Perez prej kohësh janë të ndarë brenda shtëpisë së Los Blancos, dhe ekskluzivja e të përditshmes madrilene zbulon se Mourinho dhe numëri 1 i klubit kanë vendosur të ndërpresin marrdhënien e tyre në fund të sezonit, duke gjetur një zgjidhje kontraktuale për marrëveshjen që e lidh teknikun me madrilenët deri më 30 Qershor të 2014. Divorci, në fakt, ishte në ajër prej kohësh, pasi zërat për një kalim të mundshëm të portugezit në “Parc de Prince” apo ulja në stolin e Man. City ishin bërë gjithmonë e më shumë të forta. Arsyeja që ka cuar në këtë ftohje mes trajnerit dhe portugezit, që një sezon më parë ishin në sinkron me njëri-tjetrin, mendohet se janë përcarjet brenda dhomës së zhveshjeve të trajnerit me lojtarët, të shprehura nga Sergio Ramos dhe Casillas por të kuptuara dhe nga dëshpërimi i Ronaldos. Perez njëkohësisht nuk ka kapërdirë lehtë diferencën me Barcelonën në renditje, mungesën e rezultateve, betejën me gjyqtarët, sulmet e Mourinhos me klubin apo ftohjen me publikun madrilen. Të gjitha këto veprime të portugezit kanë qënë të mjaftueshme për të bindur Perez se projekti i Realit nuk mund të vazhdojë më me Mourinhon, pavarsisht se “The Special One”, ishte trajneri që udhëhoqi Realin drejt një titulli rekordesh si përsa i përket pikëve të grumbulluara por gjithashtu dhe golave të shënuar.

Sunday, December 2, 2012

Goli i javës në La Liga (Video)

Goli më i bukur i javës në La Liga është shënuar nga lojtari i Arsenalit i huazuar te skuadra e Betis, Joel Cambell. Futbollisti nga Kosta Rika shënoi një gol mahnitës në sfidën e cila përfundoj pak minuta më parë. Campbell realizoi me një goditje fantastike nga një distancë e largët. Betis fitoj si mysafir me rezultat 2 me 3 ndaj La Corunjës.