Sunday, December 9, 2012

5 gola nga Falcao, s’është normal ky njeri

Radamel Falcao e ka bërë atë që se ka bërë askush këtë edicion në La Liga. Sulmuesi kolumbian e ka udhëhequr skuadrën e Athletico Madrid drejt fitores së radhës në La Liga në ndeshjen ndaj La Korunjës. Falcao ka shënuar plot 5 gola në fitoren e Athletico Madrid me rezultat 6 me 0. Interesant ishte fakti se golin e parë në ndeshjen e shënoj Costa në minutën e 23. Radha ishte për “manitan” e Falcaos kur në minutat 28,42,64,67 dhe 71 shënoi plot 5 herë. Me këtë fitore Athletico Madrid e ruan diferencën me pikë nga Real Madridi ndërsa aktualisht ka 3 pikë më pak se Barcelona./Indeksonline/