Friday, December 14, 2012

Nxehtë në Gjermani, kosovarët "rrëzojnë" serbët

Një mbrëmje e nxehtë sportive ka ndodhur mbrëmë në Gjermani. Ndeshja vendimtare për kalimin mëtutje në Euroleague mes skuadrave basketbollistike Bamberg të Gjermanisë dhe Partizani i Serbisë, ka ngirtur tifozët kosovar në këmbë të ndihmojnë eliminimin e serbëve. Thirrjet "Kosovë, Kosovë" dhe "Shqipëri Etnike" gumëzhonin në stadiumin gjerman nga disa tifozë kosovarë në stadium të cilët krahas publikut gjerman bënin tifo për Bamberg. kundër mysafirëve nga Serbia. Tifozët kanë qenë kososvarë të mbledhur ndërsa në stadium shpalosën flamurin "Plisat". Atmosfera e krijuar në stadium ka bërë që Bamberg te kaloj tutje duke lënë me zemër të thyer rreth 200 tifozë serbë në stadium./Indeksonline/