Thursday, December 13, 2012

Sëmundja e pazakontë e fëmijës, 2 vjeçari qesh pa pushim

2 vjeçari Elliot Eland vuan nga sindromi i Angelman, një çrregullim i rrallë gjenetik i cili i shkakton vështirësi në mësim por që i shkakton të qeshura pafund. Nga kjo sëmundje e rrallë siç raporton noa.al vuajnë rreth 1 mijë persona në gjithë Britaninë e Madhe. Nëna e Elliot, Gale shprehet se, “Kur ndihesh poshtë me moral mjafton të shikosh Elliot dhe buzëqeshjen e tij të pafund dhe lumturia të kthehet vetvetiu. Në fund të fundit kur ke fëmijë dëshiron që ai të jetë i lumtur dhe Elliot është. Në fillim mendoja se ishte një fëmijë shumë i lumtur por më onë e kuptova se bëhej fjalë për sëmundje...fatkeqësisht ai nuk do jetë në gjendje asnjëherë të ecë dhe të flasë”. raporton noa Ajo tregon se disa fëmijë me kushte të ngjashme si të tijat përmes iPad arrijnë të komunikojnë, kështu që nëna thotë se do i blejnë edhe atij. Edhe djali Colin Farell James vuan nga e njëjta sëmundje. /Indeksonline/