Saturday, December 15, 2012

Tifozi shqiptar u shau shqip Kolarovin

Një zënkë në Premierligë sot thuhet se ka ndodhur me mbrojtësin e Manchester cItyt, serbin Kolarov. Lojtari serb thuhet se është përfshirë në zënkë me fjalë pasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes. Duke lëshuar fushën ai ka thënë se një mashkull që mbante një flamur shqiptar e ka sharë atë në gjuhën shqipe. Pas disa fjalëve ai ka thënë se e ka sharë edhe në gjuhën serbe. Rastin po e heton edhe policia angleze.