Wednesday, January 16, 2013

Mësuesja u mbyll gojën nxënësve me shirit ngjitës

Një rast mjaft i veçantë është cilësuar nga opinioni italian, procedimi penal i një mësueseje, e cila është paditur nga prindërit e tre nxënësve të saj sepse u ka mbyllur gojën për orë të tëra me shirit ngjitës. Madje, një prind tjetër, e ka shtuar listën e akuzave ndaj saj duke i përmendur gjykatës edhe rastin e fëmijës së tij që ka qenë për orë të tëra i lidhur me litar pas karriges. Ndërkaq, prokuroria nga ana e saj, duket e vendosur në kërkimin e një dënimi të lartë ndaj mësueses në fjalë, të cilën e ka konsideruar si “katile” dhe kundër çdo ligji ekzistues në Itali, për trajtimin e nxënësve. Nga ana e saj, mësuesja është mbrojtur ndaj akuzave duke thënë, se fëmijët të cilët ajo i ka ndëshkuar, e kanë merituar dënimin e saj, pasi kanë qenë tmerrësisht të zhurmshëm dhe të pandreqshëm.