Tuesday, February 19, 2013

Enver Hoxha, foto e rallë prej “playboy”

Një fotografi e rrallë, që shfaq Enver Hoxhën, me pamje "playboy," është realizuar pasi ai ka mbërritur në aeroportin e Varshavës më 22 qershor 1948, për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm komunistë. Pamje e jashtme tejet perëndimore për të qenë udhëheqës i një shteti të bllokut lindor, kjo ishte përshtypja e gazetarëve të huaj për 40-vjeçarin Enver Hoxha.Agjencitë e lajmeve kanë fiksuar në aeroportin e Varshavës mbërritjen e Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, sekretar i përgjithshëm i PKSH, gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës të veshur civil. Në fotografinë e publikuar nga mediat shqiptare, Hixha bie në sy për kostumin me ngjyrë të çeltë, kravatën ku ishte stampuar një zambak i bardhë dhe borsalinën po me ngjyrë të çeltë. Të jepte përshtypjen e një plejboji (playboy) që vinte për aventura në kryeqytetin polak. Por Enver Hoxha do të merrte pjesë në Konferencën e Varshavës të vitit 1948, një takim i Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, BRSS, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë dhe ku në sallë do të paraqitej me kostum të errët me një shami të bardhë në xhepin e sipërm, por me të njëjtën kravatë. Ishte më karizmatiku i këtij tubimi të shefave të diplomacisë së tetë vendeve të bllokut lindor. Kjo ngjarje ishte e vetmja vizitë e Enver Hoxhës në Poloni. /Indeksonline/